Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e PD dhe LSI ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mosregjistrimin e anëtarëve të këtyre partive në KZAZ-të për zgjedhjet e 30 qershorit.
Sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso pas vendimit tha se do të shqyrtohet me kujdes dhe paligjshmëria do të reflektohet dhe në raportin e OSBE ODIHR për zgjedhjet.
Më herët ai e quajti një tentativë për të rikthyer votimin monist vendimin e KQZ-së
Lexo edhe- Vendimi i KQZ: PD-LSI pa komisionerë zgjedhorë. Kaso: Po kthehet votimi monist