TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Pioli analizon Milan, flet për prurjet e reja

14:41 / August 12, 2022

Përmbyset trajleri me grurë pranë mbikalimit të Rinasit, trafik kilometrik në autostradë

14:31 / August 12, 2022

“Brushed Up”, trendi i ri i vetullave që provoi edhe Hailey

14:20 / August 12, 2022

Cilat janë shenjat më xheloze të Horoskopit?

14:10 / August 12, 2022

Në mes të gushtit “çmendet” moti në Tiranë, reshje të dendura shiu dhe breshëri (VIDEO)

14:00 / August 12, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Kolonel Myslym Pashaj ngre alarmin: Greqia ambicie që një shkëmb të vlerësohet njësoj me Karaburunin

11:47 / July 11, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ka thënë se vendimi i kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias për ta çuar çështjen në Gjykatën e Hagës ishte i gabuar.

Gjatë një prononcimi për mediat, kolonel Pasha deklaroi gjatë një prononcimi për mediat ditën e djeshme se caktimi i kufirit detar nuk mund t’i besohet vetëm kryeministrit Rama, ndërsa theksoi se institucionet përgjegjëse që paguhen nga taksapaguesit janë inekzistente. Sipas tij, pala shqiptare duhet të kishte hedhur poshtë përpjekjen greke për zgjerimin me 12 milje në det, pasi siç thotë koloneli i njohur, kompasi nuk mund të vendoset për Greqinë në një shkëmb në det dhe për Shqipërinë në tokë kontinentale.

Madje, ai fajëson palën shqiptare për ngërçin e tejzgjatur. “Kryeministri i Shqipërisë tha që Greqia ka të drejtën ndërkombëtare detare të zgjasë dhe zgjerojë ujërat territoriale në 12 milje. Por institucionet shqiptare nuk duhet ta linin bosh kryeministrin e tyre, por kishin përgatitur punimet e tyre studimore ku i thuhej: do të zgjerohej Greqia në 12 milje detare, por atje ku e lejon gjeografia. Pra ju mund të shikoni se problemet janë ende të pazgjidhura. Ne nuk jemi në kufi me Greqinë kontinentale, por me Greqinë ishullore. Si është e mundur që të vlerësohen në mënyrë të barabartë një ishull apo një shkëmb që duket se ka mbirë nga dheu njëlloj me tokën kontinentale që është gadishulli i Karaburunit”, deklaroi ai.

Pakti i detit me Greqinë, Kolonel Pashaj jep detaje

Më herët gjatë një prononcimi për mediat, koloneli Myslim Pashaj ka deklaruar se Barketa për Greqinë nuk përbën problem dhe se po përdoret si karrem që ta përdor si tokë, në mënyrë që të kafshojë kufirin shqiptar, duke u zgjeruar. Madje, kolonel Pashaj thotë se Barketa nuk është ishull, është cekin shkëmbor, në baticë-zbaticë zhytet dhe mezi duket dhe sipas tij ajo nuk i përket Greqisë. “Tabloja e 2 vendeve bie në sy menjëherë. Sepse ne nuk jemi përballë një shteti që është tokë por jemi me një pjesë ishullore, përballë Karaburunit. Ne jemi mbizotërues ndaj hapësirës detare. Dhe ligji i detit thotë se toka zotëron ujin. Barketa u bë një strumbullar, sikur të jetë e perëndishme është në mes të kanalit të Korfuzit, 1937 është në krahun e Greqisë 1900 metra në krah të Korfuzit. Ne ia kemi bërë vetvetes. Këtu u fol për efektet e ishujve. Në gjykatën e Hagës do të jetë pikërisht kjo. Efektet e ishujve. Barketa nuk është ishull, është cekin shkëmbor, në baticë-zbaticë zhytet dhe mezi duket. Efektet gjeografike në krahasim me Korfuzin janë shumë të larta. Kujt i takon ky shkëmb. Shqipërisë apo Greqisë. Ashtu ka qenë situata e të gjithë ishujve dhe arkipelagut. Nuk ka pasur mundësi që të përcaktohej se kujt i takonte ky. Shkëmbi Barketa i takon Greqisë u tha. Kjo është e padrejtë sepse s’ka dokumenta”, nënvizoi kolonel Myslim Pashaj.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Përmbyset trajleri me grurë pranë mbikalimit të Rinasit, trafik kilometrik në autostradë

14:31 / August 12, 2022

Në mes të gushtit “çmendet” moti në Tiranë, reshje të dendura shiu dhe breshëri (VIDEO)

14:00 / August 12, 2022

6 herë kokainë në kontinierët e “Alba exotic Fruits”, por SPAK-u shpall moskompetencë

13:24 / August 12, 2022

Zgjedhjet lokale, Berisha pyetet për Metën dhe për koalicionion me të: Do të kemi siglën tonë

12:56 / August 12, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Përmbyset trajleri me grurë pranë mbikalimit të Rinasit, trafik kilometrik në autostradë

14:31 / August 12, 2022

Në mes të gushtit “çmendet” moti në Tiranë, reshje të dendura shiu dhe breshëri (VIDEO)

14:00 / August 12, 2022

6 herë kokainë në kontinierët e “Alba exotic Fruits”, por SPAK-u shpall moskompetencë

13:24 / August 12, 2022

Zgjedhjet lokale, Berisha pyetet për Metën dhe për koalicionion me të: Do të kemi siglën tonë

12:56 / August 12, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Pioli analizon Milan, flet për prurjet e reja

14:41 / August 12, 2022

Përmbyset trajleri me grurë pranë mbikalimit të Rinasit, trafik kilometrik në autostradë

14:31 / August 12, 2022

“Brushed Up”, trendi i ri i vetullave që provoi edhe Hailey

14:20 / August 12, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.