Rrethi i Kolonjës ndodhet në jug-lindje të Shqipërisë, e cila është N/Prefekturë në Prefekturën e Korçës. Krahina e Kolonjës është një destinacion i bukur turistik i frekuentuar me së shumti nga turistë të huaj, kryesisht nga Evropa Qëndrore dhe ajo Lindore.
Ajo duhet dhe vlen të frekuentohet masivisht edhe nga turistët vendas, sepse të vizitosh Kolonjën, në çdo cep të saj do të shikosh natyrë të mrekullueshme, me vende të bukura ku do të takohesh me njerëz bujarë, mikpritës e të kulturuar.
Që në majën e Qarrit, shfaqet përpara pllaja e bukur e Kolonjës. Mushkritë të mbushen me ajër të pastër dhe nëse është verë ndjen aromën e luleve të shumëllojshme të livadheve të malit Gramoz.
Duke udhëtuar poshtë në qytet, të parin, duhet të vizitosh muzeun e qytetit. Nëpër murre e në ambjentet e tij ndeshesh me gjurmë të periudhës së Neolitit, si dhe me periudhën e Rilindjes shqiptare (1831-1912) me figurat e ndritura të Kolonjës e Leskovikut, që i zbardhen faqen Kolonjës dhe Shqipërisë.
Krahina e Kolonjës është një vend relativisht malor dhe zona- zona tepër i thyer por me peisazhe të bukura. Ajo, në territorin e saj administrativ ka malin e Gramozit, malin e Shelegurit, malin e Postenanit, malin e Radomit, malin e Melesinit dhe malin e Radimishtit.
Në të gjitha qendrat e saj të banuara ka kisha bizantine të besimit Ortodoks, por ato më së shumti jane ruajtur vetëm në ato fshatra ku banorët nuk u kovertuan në myslymanë të sektit fetar Bektashi.
Kishat si vende të shenjta janë të ndërtuara me gurë dhe janë të bukura edhe nga pamja. Kjo pasi nga ustallarët gurë punues kolonjarë janë kujdesur të ruajnë identitetin e tyre që prej krishtërimit.
Nuk ngelet prapa as kulti i bektashizmit me teqe në vende të shenjta, që prej shekullit të XVI. Kulti Bektashi dominon pothuajse në çdo fshat të krahinës, madje ka fshatra në Kolonje ku kishën dhe teqenë i gjen të dyja në një fshat.
Kolonjës i duhet vizituar fshati i gurtë i Rehovës, që në verë mbushet plot me turiste të huaj, kryesisht francezë. Madje edhe urrat e saj të gurta që gjenden me shumicë në krahinë të shpallura monument kulture, edhe vendet me gjurmë neolitike e ato të periudhes së gurit dhe bronxit.