Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kolumbi/ Sulm terrorist në akademinë e policisë në Bogota, 20 të vdekur

10:50 / January 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kolumbi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolumbia u trondit nga një sulm terrorist. Të paktën 20 persona u vranë me autobombë në kryeqytetin kolumbian, Bogota. Dhjetëra të tjerë janë plagosur në shpërthimin që ndodhi në jug të qytetit. Shoferi i mjetit, i cili është vrarë gjithashtu, është identifikuar si një 57-vjeçar. Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin deri më tani.

Presidenti kolumbian, Ivan Duque e cilësoi atë një “akt të çmendur terrorist” dhe shpalli tri ditë zie kombëtare. Makina, me të cilën u krye sulmi, hyri në territorin e Akademisë së Policisë “General Santander”, ku po mbahej një ceremoni promovimi për kadetët. Kur rojet në një pikë kontrolli tentuan ta ndalonin atë, shoferi rriti shpejtësinë dhe u përplas me një mur, e në këtë moment makina shpërtheu.

“Të paktën 68 persona janë lënduar, por pjesa më e madhe e tyre janë dërguar tashmë në shtëpi”, thanë zyrtarët.

Në mjet, sipas burimeve të policisë, gjendeshin 80 kg lëndë shpërthyese “pentolite”, që në të shkuarën është përdorur nga grupet guerrilase kolumbiane.

Autori i sulmit, Hoze Aldemar Rohas Rodriguez nuk ka të dhëna kriminale dhe jetonte në qytetin verior Bojaca, ku grupi rebel “Ushtria për Çlirim Kombëtar” është ende i pranishëm. Sidoqoftë, nuk ka të dhëna fillestare se ky grup qëndron pas sulmit, apo se autori kishte lidhje me të.

Një sulm i tillë me autobombë, në këto përmasa, nuk ndodhte prej kohësh në Bogota, teksa e gjeti kryeqytetin kolumbian të papërgatitur. Për më tepër, ai ndodhi në një shkollë policie, institucion që ka pësuar edhe shumë sulme gjatë kohës së dhunës së karteleve të drogës apo konfliktit të armatosur me rebelët e FARC.

bogota kolumbi Polici terrorist vdekur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.