Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Komandanti i KFOR-it takon shefin e ushtrisë serbe

11:20 / May 30, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kreu i kfor dhe ushtrise serbe 1024x579 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utulash, u takua të mërkurën me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviç, në Kopaonik të Serbisë, për të biseduar për gjendjen e sigurisë rajonale.

Në një njoftim për media, misioni paqeruajtës në Kosovë tha se ky takim ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të Utulashit me homologët e vet ushtarakë.

“Gjeneralmajor Utulash dhe gjenerali Mojsilloviç ndanë qëndrimet e tyre për gjendjen e përgjithshme të sigurisë dhe ndikimin e saj në stabilitetin rajonal, si dhe për aktivitetet bashkëpunuese, përfshirë patrullimet e sinkronizuara përgjatë vijës kufitare administrative”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha se në takimi u mbajt me ftesë të Mojsilloviçit dhe se në të u diskutua për gjendjen e tanishme të sigurisë në Kosovë dhe për bashkëpunimin e deritanishëm.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka kërkuar nga komandanti i KFOR-it që forcat ndërkombëtare të veprojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe të parandalojnë me shpejtësi çdo përpjekje për të rrezikuar popullatën serbe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe.

Gjendja e sigurisë në veriun e Kosovës mbetet e tensionuar prej 29 majit të vitit të kaluar, kur u lënduan dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it gjatë përleshjeve në protestat e serbëve kundër kryetarëve shqiptarë në katër komunat atje.

Pikërisht në njëvjetorin e dhunës në Zveçan, KFOR-i ka kërkuar që të përfshirët në sulmet ndaj pjesëtarëve të këtij misioni të vihen para para drejtësisë. Tensionet kulmuan më 24 shtator, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, afër Zveçanit, duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

Prej atëherë autoritetet kosovare e kanë akuzuar disa herë Serbinë për dërgimin e ushtrisë në afërsi të kufirit kosovar. Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.

Në mars të këtij viti ishte hera e fundit që Kosova pretendoi se Serbia kishte dërguar njësite ushtarake pranë kufirit, por këto pretendime të bëra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u hodhën poshtë nga autoritetet serbe.

Kosova fajësoi Serbinë për sulmin në Banjskë, por Beogradi e mohoi përgjegjësinë. Atë e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç. Besohet se ai dhe anëtarë të tjerë të atij grupi të armatosur gjenden në Serbi. Pas ngjarjes së Banjskës, KFOR-i e ka rritur praninë ushtarake në Kosovë dhe tani ka rreth 4.700 ushtarë.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX, me të cilat thotë se bashkëpunon ngushtë.

kfor Kosovë Ozkan Utulash
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.