Shqipëria dhe Spanja po luajnë sot në 21:00 për ndeshjen e fundit në Grupin B të Euro 2024.
Kuqezinjve iu duhen tri pikë për të ëndërruar kalimin në fazën e 1/8, teksa Iberikët janë të kualifikuar si të parët e grupit dhe do bëjnë rotacion në ekip.
Tanimë trajnerët Sylvinho dhe De la Fuente kanë bërë edhe vendosjet zyrtare në fushë.
Nga ndeshja e fundit me Kroacinë, Sylvinho ka bërë vetëm një ndryshim. Balliu merr vendin e Hysajt në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ndërkohë që Spanja luan me ekipin “B”.