Në ndeshjen mes Besiktas dhe Ajax që luhej në Champions League sfidë që përfundoi me shifrat 1-0, pati edhe një episod që tërhoqi vëmendjen e mediave.

Komentatori Sierd De Vos i njohur në televizionin holandez ka ofenduar kapitenin e skuadrës turke të Besiktas.

Në momentin që Demagoj Vida po shkëmbente flamujt me kalogun e tij të Ajax Tadic, komentatori është shprehur se lojtari nuk duhet të luajë sepse është i shëmtuar dhe se ka fëmijë që po shikojnë ndeshjen.

“Vida nuk duhet të lejohet të luajë në këtë kohë sepse është shumë i shëmtuar, dhe tani fëmijët po shohin televizor. Prandaj Besiktas duhej të paguante dhe të kërkonte leje speciale që Vida të luajë”, komentoi holandezi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here