Në një kohë që Shqipëria pret hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, për herë të parë, një zyrtar i lartë i BE-së flet për avancim të procesit të integrimit të një shteti në rajonin e Ballkanit, pa u penalizuar nga situata në shtete të tjera.
Përmes një reagimi në Twitter, Komisioneri për zgjerimin në BE, Johanes Hahn, kërkon hapjen e negociatave për Maqedonine e Veriut, ndërkohë që bie në sy fakti që nuk përmend Shqipërinë. Sipas tij, procesi i zgjerimit në BE duhet të mbështetet në meritat e secilit shtet dhe se sipas tij Maqedonia e Veriut ka bërë progres të madh në këtë drejtim.
Në vitet e mëparshme, çdo vendim i Komisionit Europian për procesin e integrimit është marrë për një grup shtetesh, duke mos i diferencuar ato.