Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Komisioneri Publik ankimon vendimet e KPK-së! Kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve Artan Hajredinaj dhe Ardiana Bera

20:49 / June 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjyqtare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioneri Publik ka ankimuar sot vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë për gjyqtarët e Tiranës, Artan Hajredinaj dhe Ardiana Bera. Komisioneri Publik sqaron se shkak i ankimimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për rikofirmimin në detyrë të gjyqtarit Hajredinaj është se vetë vendimi dhe disa akte shoqëruese të tij janë të parregullta dhe për këtë Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës.

“Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 744/2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten gjetje dhe rrethana të tilla ligjore që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij. Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të hetimit tërësor të çështjes, të vendosë ndryshmin e  vendimit nr. 744, datë 19.3.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Artan Hajredinaj”, njofton Komisioneri Publik.


Për gjyqtaren Bera, Komisioneri Publik sqaron se shkak i ankimimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për rikonfirmimin në detyrë të saj është se konstaton se vendimi është i cënueshëm, pasi ajo nuk ka arritur të justifikojë pasurinë dhe nuk është konkluduar në arsyetimin e vendimit, lidhur me çështje të vlerësimit të aftësive profesionale dhe për këtë Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares së Tiranës.

“Komisioneri Publik, pas shqyrtimit të vendimit nr. 760/2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, konstaton se vendimi i Komisionit është i cenueshëm, pasi subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës për kriterin e pasurisë dhe nuk është konkluduar në arsyetimin e vendimit, lidhur me çështje të vlerësimit të aftësive profesionale, që ishin pjesë e hetimit administrativ. Edhe për gjyqtaren Bera, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra. Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të hetimit tërësor të çështjes, të vendosë ndryshmin e  vendimit nr. 760, datë 26.4.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Ardiana Bera”, njofton Komisioneri Publik.

artan hajredinaj kpk
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.