Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka nisur vettingu në shkallën e dytë ndaj kreut të KLP, Alfred Balla, ankimuar nga Komisioneri Publik.Çështja ndaj Alfred Ballës nuk lidhet me detyrën e rëndësishme që ai mban në krye të qeverisë së prokurorisë, një mandat që edhe këtu i ka përfunduar prej 19 dhjetorit ashtu si edhe një funksionareje tjetër, kreut të KLGJ Naureda Llagamit.
Por, me precedentin e hapur nga shkalla e parë e vettingut që e përfshiu në rivlerësimin e trefishtë për shkak të detyrës që kishte mbajtur si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë para 2017.