Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Komisioneri Varhelyi flet nga Vlora: Shqipëria ka ecur shumë, javën e ardhshme do kemi lajme të mira

19:42 / July 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8bcc490d 44af 4008 9d40 b86ea2992437 600x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ndodhet në një vizitë në Shqipëri.

Nga Vlora, ku mbajti një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, zyrtari i lartë evropian u shpreh se Shqipëria është gati për të filluar negociatat dhe se javën e ardhshme priten lajme të mira.

“Shqipëria ka ecur shumë. Është bërë një punë e madhe dhe Shqipëria është gati për të filluar negociatat  dhe nuk ka dyshim, nuk ka pikëpyetje që Shqipëria ka bërë çdo gjë për të arritur. Në vijim ne do të kemi lajmin e mirë, java e ardhshme do të jetë ajo jave që ne kemi kaq kohë që presim.”

Nga ana tjetër, shefi i qeverisë, Rama, deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë të bëjë çdo gjë njësoj, sikur “negociatat të ishin hapur që atëherë kur duhet të kishin nisur”.

“Unë nuk dua të zgjatem me këtë pikë, gjërat i kemi thënë dhe stërthënë. Aktualisht parlamenti i Maqedonisë së Veriut është mbledhur për të miratuar, pas një debati të politizuar dhe padrejtësisht, atë që quhet propozimi francez. Për sa i përket Shqipërisë, nuk ka për të bërë asgjë më shumë se sa të presë. Të shohim dritën jeshile të ndezur më në fund. Patjetër që do përsërisim të njëjtën gjë, që pavarësisht aspektit formal të procesit, ne do vazhdojmë përditë njësoj sikur negociatat të ishin hapur që atëherë kur duhet të ishin hapur, me reforma dhe investimet. Me financimet e garantuara falë planit ekonomik të investimeve që u çua përpara nga komisioni i ri.”

negociatat Oliver Varhelyi Rama Shqiperi Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.