Deputetët e mazhorancës, anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me sherbimet publike të sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin Bexhet Zeqiri, me detyrë auditues pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit. Deputetët e akuzojnë për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për të deshmuar” parashikuar nga neni 307 i Kodit Penal. Në shkresën dërguar organit të akuzës ndër të tjera thuhet:
“Gjatë seancës së pyetjeve dhe konkretisht gjatë pyetjeve të realizuara nga ana e Zv/Kryetari i Komisionit, në shkelje të parashikimeve të Kodit të Proçedures Penale, .z Zeqiri refuzoi në mënyrë të perseritur që të dëshmojë, pavarësisht vënies në dijeni për detyrimin e tij ligjor për të dëshmuar dhe dhënë shpjegime për punën e tij para Komisionit Hetimor Parlamentar”
Në vijim të shkresës deputetët argumentojnë pse audituesi i KLSH ka konsumuar një vepër penale.
