Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Komisioni Hetimor për sistemin TIMS, Salianji: E pashpjegueshme si u rikthye Muça drejtor i IT në Polici, pasi u pezullua

15:50 / April 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ervin Salianji 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Hetimor Parlamentar për Sistemin TIMS u mblodh këtë të premte, ndërsa nuk munguan debatet mes PS dhe opozitës. Kreu i Komisionit, deputeti i Rithemelimit Ervin Salianji tha se ndërhyrja në sistemin TIMS është një nga momentet më të rënda të vendit, ndërsa kujtoi se Ervin Muça personi përgjegjës për marrjen e të dhënave, është rikthyer në detyrën e drejtorit të IT në Polici, 10 muaj pasi ishte pezulluar.

“Ky komision hetimor që në nisje të punës së tij, pavarësisht se ngjarja për të cilën jemi ngarkuar nga Kuvendi për të hetuar është një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vend, është ndërhyrja në TIMS e cila fatkeqësisht me ekspertizën e SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës është vërtetuar se ka patur ndërhyrje

. Ervin Muça është arrestuar i cili siç e kemi diskutuar në mbledhjet e para të këtij komisioni, është ndër dëshmitarët e parë të thirrur. E pashpjegueshme se si për 10 muaj me radhë pasi është pezulluar nga e njëjta trupë në Polici është rikthyer duke qëndruar drejtor i IT në polici dhe duke vazhduar në paligjshmëri një person me precedent penal të mëparshëm dhe në shkelje të ligjit.

Në 21.12.2021 në WhatsApp janë shpërndarë masivisht listat e pagave të muajve janar dhe prill të vitit 2021 për 637 mijë qytetarë shqiptarë. Në 24 dhjetor 2021 dorëhiqet drejtori i IT te Tatimet i cili është hiç më pak se shtetasi Ervin Muça. Edhe pas këtij skandali, i listëpagesave dhe te ky që po hetojmë, dorëheqja ka ardhur si pasojë e veprimeve të paligjshme të këtij personi“, u shpreh Salianji.

Salianji TIMS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.