Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë që u zhvillua online për shkak të bllokimit nga deputetët e Rithemelimit.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha e ka konsideruar këtë veprim si një turp, teksa shtoi se kjo gjë është bërë për të fshehur vjedhjet e mazhorancës me buxhetin.
“Për të fshehur vjedhjet e tyre me buxhetin, mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë e bëjnë online pa opozitën. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës! Turp!”, shkruan Berisha.
