Bashkë me Lulzim Bashën, nga selia e PD duket se janë “zhdukur” edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Anëtarët e komisionit të rithemelimit janë të vetmit që kanë qenë në seli gjatë ditës së sotme.
Bie në sy se prej së premtes në PD nuk është paraqitur më, kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Ndërkohë që Basha pas dorëheqjes e ka zhvendosur zyrën e tij në një ndërtesë pak metra larg selisë së PD, por ende është i paqartë aksioni i tij politik.
Në këtë situatë, lideri historik Berisha ka propozuar mbledhjen e grupit parlamentar si forumi ku mund të diskutohet për bashkimin e PD-së, por akoma nuk ka një dakordësi për këtë, mes të gjitha rrymave që ekzistojnë sot në PD.
