Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Komisioni kundër Korrupsionit, Kryemadhi: Nuk jam kundër, por duhet transparencë

11:35 / June 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 14 1 752x434 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë së Lirisë për qarkun e Fierit, Monika Kryemadhi, doli sot në një konferencë për mediat ku foli për situatën aktuale të politikës në Shqipëri.

Kryemadhi pranoi se bojkoti i ka bërë dëm opozitës, ndërsa komentoi ngritjen e Komisionit kundër Korrupsionit të propozuar nga PS, që u miratua të enjten e kaluar në Kuvend.

Deputetja e Partisë së Lirisë tha se nuk është kundër asnjë komisioni, por kërkoi që të ketë transparencë. Ajo tha se mungesa e transparencës ka sjellë dyshime mes mazhorancës dhe opozitës.

Monika Kryemadhi: Nuk jam kundër asnjë komisioni. Bojkoti ka treguar se dëmton opozitën. Secili nga ne duhet të bëjë punën e tij për korrupsionin. Pjesëmarrja ajo jo në komision nuk i ndalon që të bëjnë punën komisionit. Se di se si është krijuar ky komision, se me kë janë konsultuar apo se cila është agjenda. Duke mos qenë transparente, lindin dyshimet mes mazhorancës dhe opozitës. Që nga djegia e mandateve apo dhe mosfutja në zgjedhje, janë pasoja e reformës në drejtësi apo dhe fushave të tjera. Të qënurit një opozitë kompakte, do të ndihmonte në procesin e një hapësire për ristrukturim të jetës politike në Shqipëri…Detyra ime si Monikë dhe deputete është se deri në momentin e fundit ta kryej mandatin me dinjitet..

Komisioni mban titullin “per mireqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqiperinë e vitit 2030” dhe pritet të nise punë në javet në vazhdim.

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion do të përbëhet nga 11 anëtarë, ku 6 i përkasin mazhorancës dhe 5 opozitës.

Anëtarët janë  tashmë te ditur pasi do të jenë kryetarët dhe nënkryetaret e komisioneve te përhershme. Në kushtet e bojkotit të opozitës pjesë e  ketij komisioni do te jetë: Klotilda Bushka, Toni Gogu, Eduard Ndreca, Eduard Shalsi dhe Evis Kushi. Mbetet për tu parë vetëm cilin do të vendosin socialistët në krye të këtij komisioni.

Puna e komisionit do ndahet në dy faza: në fillim do të behet analiza e situatës në fushën e luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, dhe në fazën e dytë do të miratohet një plan Kombëtar Veprimi, ku do të rekomandohen  masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore.

Mandati i këtij komisioni është 10 muaj dhe përfundon pikërisht në momentin që parlamenti shpeëndahet në prag të zgjedhjeve parlamentare

Monika Kryemadhi qarkun e Fierit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.