Komisioni i Posavvcëm kuvendor për gjetjet e raportit të Dick Marty u mbldoh këtë të premte ku kreu i saj Ulsi Majna bëri të ditur se janë doërzuar dokumentacionet e kërkuara nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Jashtme.
Ai tha se janë depozituar edhe dy dokumente sekrete nga SHISH dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
Në rendin e ditës janë 4 pika kryesore. Konkretisht:
1- Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit, të datave 10 dhe 15 dhjetor 2020
2- Informimin e komisionit me materialet e depozituara nga institucionet sipas kërkesës së komisionit.
3- Njohja e deputetëve me materialet.
4- Çështje të tjera
Komisioni i Posaçëm u miratua më datë 3 dhjetor në Kuvend me 85 vota pro, 12 kundra dhe 4 abstenimi, për të kaluar në skaner të gjitha veprimet e kryera në territorin shqiptarë për krimet e supozuara të UÇK-s.
