Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Komisioni për Shëndetësinë! Deputeti i PS-së: Jo deklarata partiake! Demokratja: Dy skandale të mëdha!

11:53 / March 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KOMISIONI HETIMOR 770x403 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të hënë nisi nga puna Komisioni i parë për Shëndetësinë pas paktit PS-Rithemelim. Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca teksa mori fjalën në komisionin hetimor për hetimin e koncesionit të sterilizimit dhe Check-Up-it, kritikoi kryetaren Albana Vokshi për qasjen e saj dhe akuzat, ende pa nisur punimet ky komision. Ai tha se nuk duhet të paragjykohet kjo çështje, e cila do të merret nën shqyrtim nga ky komision.

“Më vjen keq që u nis në këtë mënyrë komisioni, duke iu referuar këtyre deklaratave që bëtë, keni paragjykuar këtë komision. Nëse konkludoni këtë gjë, fyeni këtë çështje, për të cilën ne do të hetojmë. Ne jemi ngritur për të hetuar, për të mos paragjykuar. Nëse vijojmë me deklarata partiake, ndërkohë ne jemi këtu për të dalë te e vërteta, e kemi nisur me këmbën jo të mbarë këtë komision. Do ju tërhiqja vëmendje zonja kryetare, respektoni kushtetutën. Për konstituimin e mbledhjes, ne nuk e kemi vendimin e zbardhur të seancës plenare. Duhet të kishim një vendim të zbardhur. Sot një prej anëtareve, mungon, Klodjana Spahiu, e cila është zëvendësuar. Sot duhet të zgjedhim dhe sekretarin e komisionit, që të vijojmë dhe punën.”, tha Ndreca.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Screenshot 2024 03 25 112855
    Komisioni parlamentar për dy koncesionet në Shëndetësi, Vokshi: Do thërritet edhe Edi Rama
  • Screenshot 2024 03 25 112855
    VIDEO/Nis mbledhja e parë e Komisionit Hetimor në Shëndetësi, Vokshi: Qytetarët nuk po marrin shërbim

Nga ana tjetër, Vokshi iu përgjigj duke shtuar se këto dy cështje që do të diskutohen në komision, janë dy afera dhe skandale të mëdha.“Kam diskutuar me drejtoreshën juridike dhe përfaqësues të Kuvendit dhe vendimi është zbardhur. Por për shkak të një numri në këtë vendim, është vonuar kjo çështje. Kush e përmendi fjalën dhunë? E paskeni në subkoshiencë të që mendoni ju se do të themi, Por ne nuk themi atë që mendoni ju. Shpresoj dhe mendoj se deputetët e këtij komisioni do të ngrihen në lartësinë e duhur për të zbardhur dy prej aferave dhe skandaleve në gjykimin jo vetëm tonin, por dhe të mbarë opinionit publik”, tha ajo.

PD PS Shëndetësia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.