Komiteti Teknik ka vendosur hapjen e auditorëve të universiteteve për konsultime dhe provime, si dhe ka hequr karantinën 14 ditore me RMV dhe Greqinë.
“Nisur nga situata epidemiologjike në vend, komiteti i Ekspertëve ka patur një mbledhje ditën e sotme dhe ka rivlerësuar masat e mara disa javë më parë. Kanë bërë një vlerësim të situatës në dy vendet fqinje, ku në dy javët e fundit vihet re një tendencë e uljes së infektimve dhe duke qenë se dhe periudha e festimeve të pashkëve ku dhe risku i lëvizjes ishte më i madh ka vendosur heqjen e masës së karantinës 14 ditore me Greqinë e Maqedoninë e Veriut.
Në vijim me kërkesë të MASR do të lejohet hapja e auditorëve të universiteteve vetëm për procesin e konsultimeve dhe sezonin e provimeve”, tha ministrja Manastirliu.
Ministrja bëri të ditur se deri tani janë kryer 537 mijë vaksinime dhe ka ulje të shtrimeve në spitale. Masat e tjera vijojnë të mbeten në fuqi siç është dhe ora policore 22.00 me 06.00.
