Në fakt, sfida ndaj Gjeorgjisë nuk duket shumë e vështirë në letër për kombëtaren shqiptare. Përfaqësuesja jonë e drejtuar nga italiani Edy Reja konsiderohet si favorite kryesore për të dalë fituese nga kjo miqësore në “Air Albania”, pavarësisht se tekniku i kuqezinjëve paralajmëroi ndryshime të mëdha në formacion.
Megjithatë, as kompanitë e basteve nuk i besojnë këtyre ndryshimeve dhe kuotojnë një fitore të mundshme të Shqipërisë me koeficientin 1.85. Një fitore e mundshme e Gjeorgjisë vlerësohet me koeficientin 3.60, ndërsa një barazim i mundshëm me koeficientin 3.40.

Ndërkohë, ekipi gjeorgjian i drejtuar nga legjenda franceze, Sagnol po kalon një moment shumë të mirë teksa vjen në Tiranë pas katër fitoreve radhazi, duke mposhtur përfaqësuese si Bosnje Hercegovina, Uzbekistani, Suedia dhe Kosova.
