Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Komshiu tregon arsyen e krimit të dyfishtë në Patos: I vinte natën në krevat

21:25 / December 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
krimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një banor nga Patozi ka treguar arsyet se përse ka ndodhur vrasja e dyfishtë paraditen e sotme në këtë qytet ku dy të rinj kanë mbetur viktima, si pasojë e një konflikti me armë të ndodhur në ambientet e Poliklinikës, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar Martin Skëndaj.

Sipas banorit ngjarja ka ndodhur pasi është zbuluar se e motra e autorit të ngjarjes e martuar, ikte nga shtëpia dhe flinte me njërin nga viktimat Elis Kapaj, por tregon ai, kjo ishte zbuluar nga e ëma e viktimës pak ditë më parë.

Sipas banorit, kishte pasur një sherr mes dy familjeve dy ditë më parë por që kishte ndërhyrë Policia, ndërsa vëllai I vajzës, Martin Skëndaj ka gjetur rastin për ta qëlluar të dashurin e motrës së tij. Ndërsa për viktimën tjetër, Manol Rrapaj tha se sapo ishte kthyer nga Gjermani dhe që kishte mbërritur në shtëpinë e kushëririt të tij për ta takuar.

“Familjet që të dyja janë të mira, por fajtore u bë vajza. Ajo ishte e martuar, i vinte në krevat natën këtij çunit, ishte beqar (viktima) ajo ishte e martuar. Mirëpo e gjeti e ëma e djalit atë botin, ja edhe tani ajo bërtet “kurvë, kurvë”, e gjeti në krevat, aty filloi sherri. Lajmëruan policinë, edhe parmbrëmë u rrahën me sëpatë, edhe tani erdhën dhe morën të atin. Ai ruajti rastin dhe erdhi dhe e vrau, por që vrau edhe kushëririn që kishte ardhur nga Gjermania për ta takuar”, tha banori.

Martin Skëndaj ka qenë gardian në burgun e Fierit, dhe i ka qëlluar dy viktimat me armën e shërbimit.

Dyshohet se ka pasur një përplasje mes dy palëve, ç’ka ka degjeneruar më pas në nxjerrjen e armëve, dhe kryerjen e këtij krimi të rëndë.

Burime bëjnë me dije se Elis Kapaj ka vdekur në vend, ndërsa Manol Rrapaj vdiq gjatë rrugës për në spital, shkruan faxweb.

Në njoftimin fillestar të policisë thuhej se kishte vetëm një viktimë, por më pas u konfirmua vdekja e të dy të rinjve.

Patos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.