Bashkia e Tiranës vijon përmirësimin e ndriçimit në kryeqytet. Blloku i zonës së “Komunës së Parisit” ka dalë në dritë falë punës dhe përkushtimit të punonjësve të Mirëmbajtjes së Ndriçimit Publik. Ekipi u kujdes për zëvendësimin e llampave inkandeshente me llampa LED. Gjithashtu, është bërë dhe zëvendësimi i ndriçuesve inkandeshentë me ata led në Bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”. Dritat LED, përveçse kursejnë energji elektrike, ka edhe kosto të lirë në mirëmbajtje dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.
Të fundit
“Komuna e Parisit” dhe Bulevardi “Bajram Curri” e “Zhan D’Ark” në Tiranë pajisen me ndriçim LED
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment