Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Komuna”/ Kokainë në lokal, në pranga pronari dhe kamerieri. Klientët ishin duke…

11:04 / November 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kokaine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga pronarin e një lokali dhe kamarierin pasi një sasi lënde narkotike kokainë është gjetur dhe sekuestruar në këtë lokal.

Ndërkohë katër klientë të këtij lokali janë proceduar penalisht pasi po konsumonin lëndë narkotike.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë operacioni policor i koduar “Komuna”.

Përshtatën lokalin për shpërndarje dhe përdorim droge vihet në pranga pronari i lokalit dhe kamarieri i lokalit, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Procedohen penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, klientë të lokalit, të kapur në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike.

Sekuestrohet rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë pararash, dhe 4 aparat celular.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, se në një lokal në rrugën “Haxhi Kika” shpërndahej lëndë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Komuna”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve :

I.D., 49 vjeç, (pronar i lokalit) i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve” dhe O.N., 25 vjeç (punonjës i lokalit).

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna dhe u bë ndërhyrja nga sherbimet e policisë në lokalin në pronësi të shtetasit I.D., dhe punonjës O.N., ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë pararash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe 4 aparat celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026

Ndryshojnë procedurat për profesionistët e shëndetësisë, Rama: Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale

17:56 / November 11, 2026

“Pasqyra Albania” bëhet platformë kombëtare për transparencën, qytetarët do të ndjekin ankesat dhe projektet publike

17:51 / November 11, 2026

300 shkolla në Itali u evakuuan pas kërcënimeve për bomba

17:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.