Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Komunikimi i Berishës me simpatizantët, Balla: Në “arrest shtëpie” ke të njëjtat ndalime si në “arrest me burg”

13:15 / January 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beeee 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në analizën e punes vjetore, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët e pranishëm edhe në lidhje me faktin nëse ish-kryeministri, Sali Berisha e ka thyer “arrestin në shtëpi” pasi komunikoi me simpatizantët e tij që ishin mbledhur poshtë pallatit ku ai jeton.

Balla tha se nuk i takon Policisë së Shtetit të bëjë koment për këtë aspekt, por sipas tij kodi procedurial i përcakton qartë ndalimet e një shtetasi që ndodhet në “arrest në shtëpi” , të cilat sipas tij janë të njëjta me ata të “arrestit në burg”.

“Unë nuk dua që kësaj çështje t’i jap një ngjyrimi politike, këto janë raste që këta persona e kanë me drejtësinë.

Pavarësisht se sa i përket këtij rasti është një denoncim i bërë nga unë në cilësinë e deputetit dhe qytetarit të kësaj Republike.

Vazhdoj të mbetem i bindu që rasti “Partizani” është një tipik si në librat e kriminalistikës.

Sot në Shqipërie përballen dy botë, keni PS, grupin e saj parlamentar që nuk bën asnjëherë asnjë koment, për asnjë akuzë që ngrihet ndaj njërit prej nesh, keni edhe këtë rastin tjetër, që besoj se e dini fare mirë, dhe e kuptoni qartë që është një korrupsion i pastër i një funksionari publik i cili përdori firmën për përfitime të paligjshme apo lehtësim procedurash.

Dua të them se kam dëgjuar shumë interpretime, kodi është i qartë për mënyrën e zbatimit të arrestit në shtëpi. Kodi i procedurës thotë se gjatë arrestit në shtëpi ke të gjithë ndalimet qe edhe në arrestin me burg.

Këtu është ndarja e dy botëve sa e respekton ligjin. Nuk kam pasur asnjë kontakt me policinë e shteti sa përket shtetasit në fjalë.

I takon institucioneve të tjera të bëjnë koment për këtë” tha Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I kthehet faqja në Facebook, Elisa Spiropali: S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë!

22:21 / October 23, 2026

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.