Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Komunikoj me Metën për situatën aty”, Haradinaj tregon se ka ndërprerë marrëdhënien me Ramën: S’flas për një kohë të gjatë

20:01 / April 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për situatën e Koronavirus në Kosovë. Në një lidhje direkte me emisionin “Vizioni i Pasdites”, Haradinaj është ndalur edhe tek marrëdhënia që ka me Kryeministrin Edi Rama. I pyetur nëse ka komunikuar me të dhe si i ka parë zhvillimet në Shqipëri, Haradinaj u shpreh se prej kohësh nuk flet me të.

“Me thënë të drejtën kam një ndërprerje në komunikim, ka një kohë të gjatë, prej rrethanave të tjera. Nuk kam arritur me e rikthy. Jam interesuar për gjendjen përmes plot kanaleve, në raste të caktuara komunikoj me presidentin Meta por dhe me shumë të tjerë. Tani duhet të shpreh respekt për të gjitha ato masa. Bëhet fjalë për ruajtjen e jetës së njerzve. Me siguri ka vend për kritika dhe për t’u bërë më mirë por duhet shprehur respekt sepse kërkohet edhe disiplinë. Ne kemi një rregull të papajtueshmëri poltike të gjithë ndër vete, edhe unë i kam në raste të caktuara me zyrtarë të caktuar. Por është kohë që duhet të jemi bashkë, vërtetë duhet ta kalojmë këtë situatë bashkë”, u shpreh kreu i AAK-së.

Haradinaj vijoi më tej duke komentuar edhe kapacitetet e dy vendeve në përballimin e kësaj situate duke u shprehur se pas fatkeqësisë së tërmetit duhet të kishim mësuar të vepronim më shpejt dhe më pranë njëri tjetrit.

“Ne si shqiptarë kemi pasur tërmetin në Shqipëri dhe tani prapë kemi pandeminë. Kjo duhet të na kishte ndihmuar ne me i rrit kapacitetet tona vepruese në raste fatkeqësie në vështirësi të caktuara. Ne duhet me qenë një përkujtues i fundit për ne si shqiptar, po flas ne si popuj si vende me bë kujdes me i rrit këto kapacitete. E ka shprehje populli po më zure pa përgatitur fale, herën e dytë jo. Kosova dhe Shqipëria duhet t’i kenë kapacitetet e veta me u përball me fatkeqësi natyrore si rasti i tërmetit, vërshime, zjarr, epidemi ose pandemi siç ndodhi ky rasti i fundit. Mund të ketë edhe fatkeqësi të natyrave të tjera ne duhet me u përgatit dhe me qenë të aftë. Ja kemi borxh jetës sonë,fëmijëve tanë”, përfundoi Haradinaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Verifikim digjital për mallrat e akcizës, Shqipëria me sistem modern të pullave fiskale

11:23 / August 21, 2026

U vetëshpall agjent i CIA-s, shqiptari rrezikon deportimin nga SHBA-të

11:18 / August 21, 2026

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje. Zbardhen identitetet

11:15 / August 21, 2026

Pjesë e grupit të Jetmir Papës/ Ekstradohet nga Greqia i kërkuari nga SPAK, Florjan Vuka

11:12 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.