Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Komuniteti Mysliman reagon për mjekun abuzues: Nuk mbajmë regjistër me të dhëna psikologjike apo devijime

18:44 / January 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 wergw43gg 1705685608
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të mjekut kirurg Dervish Hasi, i cili u arrestua për abuzimin e një vajze të mitur.

Siç është raportuar në media, dhe siç kanë rrëfyer ata që e njihnin, mjeku ishte mysliman dhe frekuentonte rregullisht Xhaminë. Ai bashkëjetonte me 3 gra dhe prej dy vitesh dyshohet se abuzonte seksualisht me një 16-vjeçare.

Por Komuniteti Mysliman Shqiptar thotë se çështja i përket organeve kompetente, dhe se distancohet nga personi në fjalë, qoftë ai frekuentues apo jo i Xhamisë.

“Komuniteti Mysliman, ashtu si çdo fe tjetër, nuk mban regjistër me të dhëna psikologjike apo devijime të natyrave të ndryshme të njerëzve, qofshin frekuentues ose jo të objekteve tona të kultit”, thuhet në reagimin e KMSH, teksa i kërkohet mediave të tregojnë kujdes në raportim.

REAGIMI I PLOTË I KMSH:

Në përgjigje të pyetjeve të shumta nga mediat për rastin e arrestimit të një mjeku të dyshuar për abuzim dhe vepra të tjera sqarojmë sa më poshtë vijon:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është një institucion fetar, i cili ushtron aktivitetin e tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

Është institucion që merret me jetën fetare dhe përçimin e mesazhit të qartë e të pastër islam në vendin tonë, gjë të cilën prej një shekulli e ushtron në përputhje me parimet më të larta fetare dhe konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
Ne e gjejmë të pavend interesimin e lartë për një çështje që nuk i përket KMSh-së, por organeve ligjzbatuese të shtetit shqiptar.

Komuniteti Mysliman, ashtu si çdo fe tjetër, nuk mban regjistër me të dhëna psikologjike apo devijime të natyrave të ndryshme të njerëzve, qofshin frekuentues ose jo të objekteve tona të kultit.

Ne distancohemi nga çdo individ apo grup që keqpërdor fenë për qëllime të ulëta.

Lusim mediat dhe opinionin publik që të jenë korrekt dhe të kujdesshëm në citimet e tyre gjatë raportimit të ngjarjeve të ngjashme.

Një individ që është objekt për oganet ligjzbatuese nuk mund të jetë asgjë më shumë se kaq.

Ne distancohemi nga çdo individ që kryen akte të ulëta e të shëmtuara, aq më tepër duke u strukur pas besimit.
Islami është fe e paqes, moralit të lartë dhe drejtësisë!

Komuniteti Mysliman Shqiptar tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Celibashi kërkon gjoba për 13 parti politike, 7.5 milionë lekë sanksione për shkeljet në financimin e fushatës së 11 majit

11:21 / October 30, 2026

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

11:00 / October 30, 2026

SPAK mbyll hetimet dhe për ish-kreun e ARRSH, i pandehur për shkelje të barazisë në tedera

10:58 / October 30, 2026

“Vendoret 2027”, Begaj nis konsultimet/ Presidenti takon kreun Kuvendor të PS, pret edhe përfaqësues të PSD

10:30 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.