Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Koncerti i tenorit Ramë Lahaj dhe Alessandro Safina në Shirokë, mirëpritet nga qindra qytetarë

19:39 / June 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tenori Rame Lahaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj së bashku me tenorin italian, Alessandro Safina kanë dhuruar një mbrëmje të magjishme për qytetarët shkodranë në sheshin e Shirokës.

Tenori Ramë Lahaj, i cili është ngjitur në disa prej skenave më prestigjioze të botës, zgjodhi Shkodrën për koncertin e tij të parë në vendin tonë si një qytet që e dashuron kulturën dhe muzikën në të gjitha format e saj.

Koncerti “Ramë Lahaj & Friends” organizuar nga Bashkia Shkodër, nën patronazhin e kryebashkiakut, Benet Beci, u ndoq nga qindra qytetarë duke ju dhuruar një mbrëmje të paharrueshme.

“Nuk ka kënaqësi ma të madhe se me ia servu dynjasë vlerat e traditat e vërteta shqiptare”, është shprehur Lahaj.

Tenori Lahaj konsiderohet si një ndër artistët e parë të operës në Kosovë i cili ka interpretuar në teatrot më të mëdha të botës, duke ndarë skenën me legjenda të operës si Placido Domingo, që më vonë e nderoi atë me çmimin e Konkursit Botëror të Operës “Operalia”.

Tenori me famë ndërkombëtare dhe që njihet për zërin e tij të veçantë, në çdo skenë që është ngjitur ka interpretuar me krenari dhe pasion edhe muzikën shqiptare duke bërë që jehona e këngës shqipe të kalojë çdo kontinent.

“Shqip kam me i knu dyjas tanë jetën, se shqipen e flet edhe vetë  Zoti. Shqip me buzëqeshë shpirti e zemra, se shqip me ka knu edhe nana, na kanë knu edhe t’parët, në të mirë e në të keqe”, ka deklaruar tenori.

koncert Rame Lahaj Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trashëgimia kulturore, 30 milionë lekë grante për rijetësimin e kullave të veriut

16:22 / November 8, 2026

Rikonstruksioni i burgut të Fushë-Krujës, rreth 100 të dënuar do të transferohen në burgje të tjera

15:59 / November 8, 2026

Akuzohet për ngacmim seksual ndaj nxënëseve të mitura në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë

14:40 / November 8, 2026

Arbëreshët në Siçili i kthejnë sytë nga Shqipëria për zhvillimin e turizmit kulturor

12:19 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.