Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Koncesionet dhe PPP-të ndezin debatin në Komisionin e Ekonomisë

12:27 / January 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ahmetaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Debatet kanë përfshirë komisionin parlamentar të Ekonomisë, mes kryetarit të komisionit, ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe deputetëve të opozitës. Në komision po diskutoheshin ndryshimet në buxhetin e vitit 2019.

Qeveria tha Ahmetaj është e vendosur për të mos hequr dorë nga koncesionet dhe PPP-të, por do të jenë të rregulluara me ligj. Ndërsa Jorida Tabaku, deputete e PD-së tha se ka rënë besimi i biznesit dhe se procedurat për tenderat e koncesioneve dhe PPP-ve po bëhen pa garë.

“Besimi i biznesit ka rënë sipas BSH. Krediti i biznesit ka rënë dhe rënia e besimit në ekonomi është kambanë alarmi. Borxhi publik nuk është llogaritur si duhet, pasi nuk janë llogaritur TVSH dhe prapambetjet. Nuk e di nëse Ministrja e Financave ka një llogari për koncesionet dhe PPP. Nuk kemi regjistër të plotë për kontratat. Procedurat për tenderat bëhen pa garë. Janë ulur shpenzimet për ish të përndjekurit”, tha Tabaku.

“Ka një iniciativë të ndërmarrë nga qeveria, një ligj të dorëzuar në parlament në dhjetor të këtij viti që rishikon kuadrin e koncesione. Por unë dua të shtoj këtu në emër të mazhorancës që ne nuk do heqim dorë nga zhvillimi i investimeve publike dhe nëpërmjet instrumenteve të koncesionit dhe PPP. Unë e kam thënë, diskutimi që ju bëni është tallje me njerëzit. Ju i thoni popullit të Dibrës që nuk meritoni rrugë, i thoni popullit shqiptar që nuk duhet të ketë aeroport etj. Kemi një sërë shembujsh. Përpjekje juaj për të demonizuar PPP shkon në kundërshtim me interesin publik dhe me zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë Ahmetaj në komision.

Por deputeti tjetër demokrat, Edmond Spaho i është përgjigjur duke thënë se fakti që do anulohen në korrik PPP-të e pakërkuara do të thotë se ato kanë dhënë efekt negativ. “ Fakti që po i anuloni do të thotë që jua kanë vënë litarin në fyt. Ka një qëndrim të ashpër të FMN për PPP e pa kërkuara. Deputetët holandez thanë që praktika e ndjekur për ndërtimin e aeroportit të Vlorës është në kundërshtim me kriteret e BE për organizimin e tenderimit të parave publike. Është normale të harxhojmë 20 mln euro për 1 km tenderim?! Mirë ajo rruga që na qenka e domosdoshme, por kjo rruga këtu me 20 mln euro është e domosdoshme?!”, tha Spaho.

Arben Ahmetaj PPP
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të martë

07:49 / November 18, 2025

Nis edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, opinionistë të rinj, banorë të parë dhe surpriza në spektakël

22:39 / November 17, 2025

Situata me motin e keq në Shkodër, Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

21:39 / November 17, 2025

Përfundon Unaza e Poshtme e qytetit të Burrelit, gati të hapet për qarkullimin e automjeteve

21:20 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.