Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Konfederata i bën thirrje Ramës: Mos prek pagën e 13-të, por anulo koncesionet që po dëmtojnë buxhetin

21:43 / December 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kabineti qeveritar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë, për të mos akorduar pagën e 13 për punonjësit e administratës, me pretendimin se këto para do të shkojnë për të dëmtuarit nga tërmeti.

Përmes një deklarate për mediat, KSSH deklaron se ky vendim është propagandë dhe jo zgjidhje për situatën. Më tej ata shtojnë se qeveria në vend që të prekë paratë e punonjësve të administratës, duhet të anullojë ndonjë prej koncensioneve që rëndojnë buxhetin e shtetit.

“Vendimi i qeverisë shqiptare për të mos akorduar pagën e 13 në fundvit për punonjësit e administratës shtëtërore më argumentin se këto para do të përdoren për të prekurit nga tërmeti I 26 nëntorit vlerësojmë se është më shumë propagande se sa zgjidhje.

Përpara se të prekte fondin për pagën e 13 për punonjësit e administratës publike, që është ndër më të të keqpaguarat në Evropë, qeveria shqiptare duhet të anullonte ndonjë prej koncensioneve që po rrënojnë buxhetin e shtetit.

Koncensionet janë sot problemi kryesor i ekonomisë vendit dhe po varrosin çdo vit buxhetin e shtetit në gropën financiare të shkaktuar nga mungesa e përgjegjësisë. Shumë bashki nga jugu ne veri kanë lëvruar miliona lekë për zbukurimet e fundvitit, e qeveria në vend që të parandalonte  këto shpenzime luksi vendos të anulojë  pagën e 13.

Mesa duket pronarët e bizneseve që zbukurojnë qytetet tona e kanë dorëzuar me kohë “kafen” në bashkitë përkatëse dhe sa kohë Rama nuk është kujtuar të bëjë shembull ndonjë bashkiak, qytetet do zbukurohen dhe shpenzimet në ekonomitë e brishta të familjeve shqiptare do rëndohen”,- deklaron KSSH. Po ashtu, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon qeverisë të rishikojë vendimin e saj për të anulluar dhënien  e pagës së 13 për administratën publike.

“Shumë prej punonjësve të administratës vijnë nga familje të shtresës së mesme dhe janë me  të ardhura të pakta dhe nuk kishte qeveria asnjë arsye të ndalte pagën e 13. Janë çdo vit miliona euro që shkojnë për shpenzime zyrash, makina luksoze udhëtime e dieta, ku qeveria  mund të jetë me e përgjegjeshmë për monitorimin e shpenzimeve dhe anullimin e prokurimeve që janë në proces.

Tërmeti i 26 nëntorit është një fatkeqësi të cilën të gjithë shqiptarët me në krye shtetin duhet ta përballojnë me përgjegjësi maksimale dhe jo me vendime meskine në dëm të shtresave dhe kategorive të ndryshme”,- përfundon deklarata e KSSH.

konfederata apel rames mos prek pagen e 13
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.