Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Gjurmë

“Konferenca e parë e purgës staliniste në PD”, Preç Zogaj kujton mbledhjen kur nisën përjashtimet në PD në vitin 1992

18:08 / July 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Prec Zogaj THUMBNAIL 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Preç Zogaj, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, rrëfen në emisionin “Gjurmë” një nga momentet më të errëta në historinë e forcës së parë politike që u krijua pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Konferenca e jashtëzakonshme e 13 gushtit të vitit 1992, sipas Zogajt, ishte një shfaqje tipike staliniste dhe enveriste.

“Konferenca e parë e purgës staliniste në PD, e cila, megjithë përpjekjet që u bënë më vonë për të bërë ndonjë kthim mbrapa në atë që ishte prishur, ka përcaktuar historinë e kësaj partie. Kjo parti, që lindi si një parti demokratike për të promovuar vlerat e lirisë në vend dhe lirinë brenda llojit, për të promovuar hapjen e mendjes, diversitetin, rregullat e lojës dhe gëzimin e të qenit në një formacion politik që përpiqet për të mirën e vendit – papritur vuri në skenë një shfaqje tipike të përjashtimeve staliniste e enveriste,” kujton Preç Zogaj për konferencën e jashtëzakonshme të verës së vitit 1992.

Sipas Zogajt, kjo plagë i ka mbetur Partisë Demokratike edhe pas tri dekadash. “Dhe nuk i është ndarë më, sepse e dini si është puna me përqafimin e metodave është si një mantel mitologjik: kur ta hedhin atë mantel, të jep të gjitha helmet që ka brenda. Ata e hodhën këtë mantel dhe, megjithëse janë bërë përpjekje më pas, manteli mbeti. Dhe ajo parti nuk u bë më kurrë një parti e atyre vlerave për të cilat kishte lindur. Nuk mundi dot. As kur u kthyem ne – sepse u kthyem, se s’kishim ku të shkonim, nuk kishim një parti tjetër. Bëmë një marrëveshje në vitet 2002–2003 për t’u bashkuar dhe u bashkuam, fituam në vitin 2005, por prapë nuk qëndronte në këmbë ajo vlerë për të cilën ishte krijuar,” analizon Partinë Demokratike Preç Zogaj.

“Për një qëndrim realist ndaj rezultatit të zgjedhjeve lokale”,-kështu titullohej mocioni i mosbesimit i 5 gushtit 1992, i nënshkruar nga themeluesit Arben Imami, Arben Demeti, Edmond Trako, Preç Zogaj dhe Shahin Kadare. Ky mocion çoi në përjashtimin e tyre nga Partia Demokratike dhe shënoi çarjen e parë të thellë në këtë forcë politike.

edlira prendi Gjurmë PD Preç Zogaj Tirana News
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.