Mediat kanë konfirmuar vetëdorëzimin e Klement Balilit, ndërkohë pritet edhe deklarata zyrtare nga Policia e Shtetit.
Klement Balili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ndërsa cilësohet nga mediat greke si ‘Eksobari i Ballkanit’, transmeton tirananews.al.
Prej muajit maj të 2016 Klemend Balili, ishtë shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Athinës, që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Balili arriti t’i shpëtonte prangave, ndërsa ka dyshime se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane. Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë fakt.
/Tirananews.al
