Emërime të reja në kabinetin e qeverisë “Rama 3”.
Vilma Bello është emëruar zv/ministre e re e Turizmit, ndërsa Enio Civici do të jetë zv/ministër në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Denada Seferi emërohet zv.ministre e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Bardhylka Kospirajn.
Gjithashtu është zgjedhur edhe drejtoresha e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, e cila do të jetë Ori Kuçi.
Vendimet janë firmosur nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj në mungesë të kryeministrit Rama.
Lexo edhe: Ekskluzive/ Ndryshime në qeveri, largime dhe emërime të reja zevendësministrash