Edhe pse nuk kanë dalë asnjëherë publikisht për të konfirmuar ribashkimin, Bora Zemani dhe Donald Veshaj ngrenë vazhdimisht dyshime dhe shkaktojnë “trazira” për raportin aktual mes tyre.
Kësaj radhe, ndjekësit e çiftit, të cilëve nuk iu shpëton asnjë detaj, janë fokusuar te veshja e moderatorit Donald Veshaj gjatë puntatës së mbrëmshme në emisionin “Më lër të flas.”
Bluza e veshur nga Donaldi mbrëmë është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga moderatorja Bora Zemani. Vetë ajo publikoi në “Instastory” një video teksa mbante veshur këtë bluzë.

Pas këtij konstatimi, ndjekësit kanë shpërndarë videot e çiftit, ku shfaqen të veshur me të njëjtën bluzë. “Matchy Matchy” apo “Konfirmimi i ribashkimit”, janë disa prej komenteve të tyre.

