Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konfiskime për ndërtimet e braktisura, Rama: Listë të zezë për ndërtuesit abuzues, humbasin të drejtën për të marrë leje

19:00 / July 21, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 07 21 185907
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një takim në Tiranë me deputetët ekzistues dhe ata kandidatë në zgjedhjet e 11 Majit, së bashku edhe me drejtorë të Bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një sërë aktesh normative për reformën e territorit. Sakaq Rama ka paralajmëruar të gjithë ndërtuesit dhe investitorët abuzues, duke thënë se do të futen në një listë të zezë që do të krijohet me ligj nga qeveria, në kuadër të reformës së territorit.

”Kemi diskutuar dhe do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me territorin dhe shkelin lejet e ndërtimit. Kush hyn në listën e zezë do humbasë të drejtën të marrë leje ndërtimi dhe do të penalizohet nëse përfshihet në industrinë e ndërtimit. Do marrim masa për një kategori ndërtuesish shumë problematikë, si ata mashtruesit te zona ku ishim së bashku me ministrin e Drejtësisë, që nuk linin banorët të futeshin në pallat, apo edhe të tjerë si ata, që i lënë blerësit e apartamenteve të tyre në rrugë, pa dokumente hipotekore, ose duke bërë edhe shitje të dyfishta. Masat për këtë kategori do jenë drastike dhe ju bëj thirrje të vrapojnë ta zgjidhin këtë problematikë sa pa dalë së shpejti ky akt normativ, se pastaj do gjejnë një bela që do ta kenë shumë të vështirë”.

Numri një i qeverisë u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë durim në pritjen për zgjidhjen e problematikave të shprehura, ndërsa u kërkon të mos ndalojnë ankesat. “Një rilindje urbane 2.0. Kjo përmbledhje këtu ka 1463 çështje të identifikuara. Shumica janë të lidhura me zonën e hapësirës publike dhe prekin praktikisht jetën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Bashkinë e Tiranës. Ka filluar e njëjta gjë edhe një pjesë te qytetet e tjera, Durrës, Shkodër, që i kam parë edhe më afër edhe për shkak të detyrimit si deputet dhe për shkak të situatës që ngriti siparin e kësaj përpjekjeje që u krijua me ndërtimet e paligjshme në Theth.

Për të mos u zgjatur nga ana ime në këtë pjesë, dua vetëm t’u informoj që kemi një axhendë të ngjeshur, pasi kemi disa grupe pune. Është në radhë të parë ky grup i madh i këtyre deputetëve që janë kthyer në terren. Përveç kësaj skuadre janë edhe një sërë të tjera, janë disa grupe pune: një grup që drejtohet nga zv.kryeministri në lidhje me analizën e shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, një grup që koordinohet nga Ministria e Financave lidhur me analizën e financave, një grup që koordinohet nga drejtues”,-tha Rama.

ndertime Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.