Një 38-vjeçare në Durrës ka përfunduar në spital me plagë në kokë pasi është qëlluar nga bashkëshorti i saj me thikë pas një konflikti në familje.
I lënduar ka mbetur dhe 43-vjeçari, i cili gjithashtu ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Çifti i bashkëshortëve ndodhen jashtë rreziku për jetën.
Sakaq, hetimet po vijojnë me qëllim dokumentin e plotë të ngjarjes.
“Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në lagjen 14, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, banues në lagjen 14, dyshohet se, pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, shtetasen A. L., 38 vjeçe, banuese në lagjen 14, e ka plagosur atë në pjesën e kokës me mjet prerës (thikë). Gjatë konfliktit, është dëmtuar edhe shtetasi Xh. L.
Si pasojë, të dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe janë paraqitur në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Aktualisht, të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e dinamikës së ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia.
