Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha ka reaguar ashpër në Facebook ndaj deputetëve të cilët gjatë protestës së 8 janarit ishin përkrah Lulzim Bashës.
Në mesazhin e tij Dritan Berisha shkruan se për ata që ishin në atë protestë dhe që hodhën gaz ndaj përkrahësve të ish-liderit historik nuk do të ketë falje, madje nuk ka kursyer kërcënimet dhe ofendimet.
“Atyre deputetëve që më 8 janar ishin brenda zyrave të PD dhe na mbytën me gaz helmues e polici, duhet me ja sh** tan robt e shpisë e jo me i fal. Unë i pari veç mos më dalshin para syve se kam me I dh**e”, shkruan Dritan Berisha.

