Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kongresi amerikan certifikon fitoren e Trumpit në zgjedhje

21:09 / January 6, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trump kongresi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kongresi amerikan e ka certifikuar edhe formalisht fitoren e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit kundër kandidates demokrate, nënpresidentes Kamala Harris, duke i hapur rrugën atij për t’u betuar si president më 20 janar.

Çertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të hënën në 50 shtete dhe në Distriktin e Kolumbias u bë në një ceremoni formale dhe të shpejtë gjatë një seance të përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Seanca u udhëhoq nga Harris në rolin e presidentes së Senatit.

Ceremonia e së hënës kaloi plotësisht ndryshe krahasuar me atë të para katër vjetëve, kur një grup i mbështetësve të Trumpit e vërshuan Kongresin një përpjekje të dështuar për ta parandaluar certifikimin e fitores së presidentit Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020, në të cilat ai e mposhti Trumpin.

Trumpi vazhdon të pretendojë rrejshëm se i humbi zgjedhjet e vitit 2020 si pasojë e manipulimit të gjerë.

“Kongresi e certifikoi fitoren tonë të madhe sot – ky është një moment i madh në histori. MAGA!” shkroi të hënën Trump në platformën e tij sociale, Truth Social,

Certifikimi përfundimtar konfirmon rezultatin preliminar se Trumpi i fitoi 312 vota elektorale, ndërsa Harrisi 226.

amerikan kongresi trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.