Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kongresi i PS më 8 dhjetor, Klosi: Objektivi, mandati i katërt! Do të shpalosim platformën për transformimin e partisë!

20:15 / December 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kongresi i PS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Socialistët do t’i drejtohen Kongresit të 8 dhjetorit, me një objekiv të qartë: Ambicien për mandatin e katërt në 2025, në të cilin kundërshtar nuk duket të kenë vetëm opozitën.

“Nuk do të flitet vetëm për partinë, por do të shpalosim edhe arritjet e çfarë kemi realizuar deri më tashmë si qeverisje e vendit, në vitet e qeverisjes, prespektivën dhe cfarë do t’i ofrojmë shqiptarëve në vijim, dhe ambicine tonë për mandatin e 4 në 2025. Përballë nuk kemi opozitën, por hallet e njerëzve”- tha Klosi.

Objektivi që të premten shpaloset, për Sekretarin Organizativ të PS Blendi Klosin vjen vetëm me hapjen e partisë, që me gjasë do të lakmojë edhe të djathtët që ende dilemën se kush i udhëheq e kanë të pazgjidhur.

“Tashmë pas 10 viteve, celësi i fitores dhe jetëgjatësisë është hapja, gjithmonë e më shumë po shtrijmë influencën jo vetëm te anëtarësia e PS. Ne jemi shumë të forte, jo se kundërshatarët tanë janë shumë të dobët, ata duken të dobët se na kanë përballë ne shumë të dobët.”– u shpreh Klosi.

E si një nga kartat e forta të 10 viteve në pushtet, Reforma në Drejtësi pritet të jetë kryefjalë edhe në Kongresin e 8 dhjetorit.

“Kongresi i PS do të shpalosë disa arritje që kemi patur gjatë qeverisjes dhe padyshim një nga arritjet kryesore ëështë reforma në drejtësi, n kongres do të ketë një vëmendje të veçantë. A ja kemi dalë të kemi një drejtësi të pavarur dhe çfarë duhet të bëjmë më shumë.”- tha Klosi.

Kongresi i socialistëve do të nisë punimet paraditen e së premtes në Pallatin e Kongreseve dhe do të zgjasë deri pasdite. Pesha kryesore do të jetë fjala e kryeministrit Edi Rama ndërsa do të ketë edhe përfaqësues nga partitë simotra europiane.

blendi klosi Kongresi PS objektivi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.