Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Konjufca: Nëse kërkohet Asociacion me kompetenca ekzekutive, Kosova shkon në zgjedhje

22:00 / March 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
glauk konjufca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kosova ka marrë garanci të forta ndërkombëtare se me asociacionin nuk do të krijohet niveli i tretë i pushtetit dhe nuk do të preken vijat e kuqe të funksionimit kushtetues, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Kemi marrë garanci të forta që asociacioni do të jetë një lloj forumi. Por, nësë kërkohet që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhet me ndryshime kushtetues, mendoj që asgjë më nuk ka vlerë dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje”, thekson ai.

Konjufca, thotë se kërkesa për asociacion, përveç faktit se është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013 mes Kosovës e Serbisë, ajo paraqet një kërkesë të Serbisë dhe jo komunitetit serb.

Ai tha se për serbët e Kosovës jetike është që ata t’i shfrytëzojnë të drejtat që ua mundëson Pakoja e Ahtisaarit, si një dokument që parasheh të drejtat për komunitetet pakicë në nivelin më të lartë të mundshëm. Konjufca sqaron hapat që pritet të ndiqen në vijim në lidhje me vet-menaxhimin e komunitetit serb, sipas Planit Evropian dhe Aneksit të veprimit.

“Si veprim ajo është e cekur që BE-ja e krijon një ekip të monitorimit, së pari ai ekip i monitorimit pastaj i raporton BE-së edhe i shtynë palët drejtë asaj për të cilën kanë thanë që janë pajtuar”, thotë ai.

Në këtë aspekt, ai thotë se Qeveria por edhe opozita, tashmë janë pozicionuar fuqishëm që nuk duhet lejuar asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Garancitë janë të forta që do të jetë një lloj i diçka si forum për trajtimin e interesave të serbëve”, thotë ai. Por, punët ndryshojnë, nëse kërkohet një asociacion i nivelit të tretë të pushtetit.

“Një entitet i cili është monoetnik, e i cili është bartës i pushtetit publik dhe për të cilin nga Kosova kërkohet me e ndryshu kushtetutën, unë mendoj që kjo është vijë e kuqe, dhe atëherë duhet të ngulim këmbë, atëherë nuk ka lidhje as nëse flasim për këso e aso parametra. Qeveria e Kosovës nuk ka kuptim, nuk ka kuptim më as parlamenti i Kosovës dhe menjëherë vendi duhet me shku në zgjedhje për mendimin tim”, thotë kryekuvendari Konjufca.

Ai pret që edhe në seancën e të enjtes në Kuvendin e Kosovës, pushtet e opozitë të hartojnë eventualisht një rezolutë me të cilën do të ritheksoheshin vijat e kuqe përtej të cilave Kosova nuk mund të negociojë e as zbatojë asgjë.

asociacioni konjufca Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.