Këtë të premte u çel konkursi për muzeun “Besa” që i dedikohet shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri. I pranishëm në akvititet, kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të ekspozojë vetëm dokumente e imazhe filmmike por do u shërbejë atyre që duan të hyjnë më thellë me më shumë informacion.
“Detyrimi në raport me fëmijët tanë e me vizitorët e vendit tonë që lidhet me mbase fdaqen më të lavdishme të historisë së shqiptarëve, shpëtimi i hebrenjve gjatë Lufta e Dytë Botërore. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa përpara.
Tani kemi nisur dhe fatmirësisht nuk është kjo vepra e parë. Është e dytë se më parë bashkë me FSHA kemi nisur muzeun e hebrenjve në Vlorë. Në të njëjtën kohë në lagjen e vjetër sot të rilindur të muradijes në Vlorë kemi identifikuar një godinë të bukur e të përshtatshme, kemi përcaktuar dhe studion që është në një fazë të avancuar për të filluar nga puna por nëse në rastin e Vlorës kemi një muze të hebrenjve, këtu kemi ambicien që të shkojmë përtej.
Pra të kemi një vepër arkitektonike të përpunuar. Një destinacion i ri në qytet për ata që duan të njihen me këtë faqe të lavdishme por edhe për të rinjtë që duan të njihen me historinë e Izraelit. Sot hedhim hap pa kthim për ta realizuar këtë vepër”, tha Rama.
