Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Konstituimi i këshillit bashkiak në Shkodër, Zef Gjoni kërkesë socialistëve: Tërhiquni, provokim i rëndë! Nuk duam të përsëritet 2 prilli

16:55 / August 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Keshilli Shkoder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Zef Gjoni, trajner i kombëtares shqiptare të boksit dhe Vllaznisë, përmes një deklarate për shtyp u ka bërë PS-së Shkodër dhe të gjithë socialisteve të ndershëm siç thekson ai, që të tërhiqen nga konstituimi i këshillit bashkiak në ketë qytet.

Ai e cilëson idenë e konstituimit nga PS, si një ide absurde, ndërsa shkruan se zgjedhje e rektoratit si vend për ketë akt, është një provokim i rëndë ndaj shkodraneve.

“Në fillim vitet ’90 të gjithë ne bashkë të majtë e të djathtë dolëm për të rrëzuar regjimin diktatorial. 30 vite më parë thuajse në atë vend, shumë afër kanë ndodhur ngjarje të tmerrshme. Nuk është i larget rënia e 4 martirëve të demokracisë me 2 prill si dhe qindra të plagosur disa herë më radhë”, thote Zef

“Nesër socialistët kërkojnë të bëjnë konstituimin ndërkohë që PD do të zhvillojë një protestë sepse ne nuk jemi dakord që të bëhet konstituimi. Unë i bëj thirrje PS Shkodër dhe gjithë socialistëve të ndershëm të Shkodrës që të tërhiqen nga kjo ide absurde. PS ka zgjedhur vendin më të papërshtatshëm të mundshëm për të bërë konstituimin siç është rektorati. Ky është një provokim i rëndë për mijëra qytetar shkodran, për mijëra demokrat e socialist të ndershëm. Në fillim vitet ’90 të gjithë ne bashkë të majtë e të djathtë dolëm për të rrëzuar regjimin diktatorial. 30 vite më parë thuajse në atë vend, shumë afër kanë ndodhur ngjarje të tmerrshme”, shprehet ai.

“Nuk është i larget rënia e 4 martirëve të demokracisë me 2 prill si dhe qindra të plagosur disa herë më radhë. Në atë vend simbol të rezistencës ndaj të keqes, sot 30 vite më pas një tjetër regjim i ngjashëm kërkon të na provokojë. Ne nuk duam asnjë 2 prill të dytë, as përplasje dhe as të plagosur larg qoftë apo as konfrontime mes shkodranëve sepse jemi qytetar të këtij qyteti që i dha shembull jo vetëm Shqipërisë por bëri bujë edhe në Europë”, thekson Gjoni.

“Në mbrojtje të vlerave të demokracisë, në nder të gjakut të martirëve, qindra të plagosurve dhe mijëra qytetarëve shkodran që kontribuan për vite me radhë për liri dhe demokraci i bëj një thirrje të sinqertë socialistëve që të tërhiqen nga kjo ide provokuese e konstituimit të këshillit bashkiak tek rektorati. Nuk është e drejtë sepse shkel mbi parimet dhe gjithë atë kontribut që ne të gjithë e dhamë për një Shkodër ndryshe. I bëj thirrje se nuk është koha as për provokime dhe as për tensione. Duhet të jetojmë si një familje e madhe në të mirë të qytetit siç kemi bërë gjithnjë.

30 qershori nuk ishin zgjedhje por vendosja e një regjimi të ri ashtu si para 30 viteve kur shkodranët dhe shqiptarët e rrëzuan. Shkodranët sërish nuk do ta lejojnë vendosjen e këtij regjini absurd monopartiak që dëmton demokracinë dhe minos vlerat e vërteta. Shkodranët do të dinë kësaj here dhe kurdo që ta mbrojnë qytetin dhe ta luftojnë të keqen. Shpresoj që të reflektojnë sepse kanë kohën e mjaftueshme për të mos na dhuruar një shfaqje të shëmtuar politike në Shkodrën  e demokracisë, simbol i qëndresës dhe lirisë. Shpresoj që ky apel i imi i sinqertë të vlerësohet dhe kuptohet siç duhet nga të gjithë socialistët e ndershëm sepse Shkodra nuk e meriton. Me shumë respekt Zef Gjoni”, perfundon Gjoni.

këshillit bashkiakf Shkofder tirnanews.al Zef Gjoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.