Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Konstituimi i Kuvendit dështon sërish

13:20 / May 17, 20251 Min Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Screenshot 2025 05 17 123050
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Në fillim të seancës, kryesuesi Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi konsultim me përfaqësues të partive politike.

Pas fundit të seancës, kryesuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, thanë se kërkesa e LVV-së ishte që vazhdimet e seancave të mos bëhen çdo 48 orë, ashtu si e kërkon rregullorja e Kuvendit, por një herë në javë.

Mimoza Kusari-Lila, nga LVV-ja, tha se ky propozim u bë pasi “48-orëshi nuk po sjell rezultat”. Pasi u konstatua se në seancë janë të pranishëm 99 nga gjithsej 120 deputetë, seanca ndoqi të njëjtin skenar si ato parapraket.

Dehari kërkoi nga partitë politike të propozojnë nga një përfaqësues për mbarëvajtjen e votimit të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri.

Sërish, PDK, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan ta propozonin një përfaqësues, ndërsa seanca e radhës do të vazhdojë më 19 maj, në 10:30.

deshtim konstituimi kuvendi parlamentare Vetevendosje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Irani gati të rikthehet në tryezën e negociatave me Izrealin dhe SHBA

16:32 / June 16, 2025

Izraeli paralajmëron goditje të reja në Teheran, udhëzon civilët të evakuohen

16:08 / June 16, 2025

Torturonte pacientët në spitalet ushtarake, Gjermania dënon sirianin me burg përjetë

13:28 / June 16, 2025

Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

12:06 / June 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.