“Nëse Rusia sulmon Ukrainën, ne jemi të gatshëm të mbrojmë tokën tonë”. Kështu deklaroi Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarov.
Prej gati dy muajsh, situata nuk duket aspak e qetë në Ukrainë, pas dërgimit të trupave ushtarakë nga Rusia në kufi. Duke sjellë në vëmendje historikun e përplasjeve dhe tensioneve që ka pasur Rusia me Ukrainën, Omarov thotë për RTSH24 se situata nuk është më si ajo e 2014.
“Kur në 2002 ish-Presidenti i Ukrainës, Leonid Kuchma, duhet të nënshkruante marrëveshjen me Bashkimin Europian, ai refuzoi që ta bënte këtë dhe për këtë populli i Ukrainës u mërzit shumë, pasi është populli i cili kërkon që të jetë në BE. Dhe për këtë në 2014, populli i Ukrainës u çua në atë që duhet revolucioni i “Dinjitetit”. Menjëherë Presidenti, Viktor Yanukovych, u arratis për në Rusi dhe në Ukrainë filloi kriza politike.
