Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Konsumi/ Shqiptarët kanë shpenzuar më shumë për karburantet, jo për ushqimet

14:46 / December 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto ushqimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa tregtia me pakicë ka pësuar rritje me 3.4 për qind në tremujorin e tretë të vitit, por në artikujt ushqimor rritja ka qenë shumë më e dobët me vetëm 1.8%.

Sipas të dhënave të INSTAT grupi “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve, është rritur 1,8 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018.

Ndërsa indeksi i volumit të shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 4,6 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 5,0 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018.

Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të volumit të shitjeve, në tregtinë me pakicë në tremujorin e tretë 2019, është 3,9 %.

Të tre grupet kanë ndryshim pozitiv në indeksin e volumit të shitjeve. Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +0,6 pikë përqindje.

Grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +1,9 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +1,4 pikë përqindje.

Në krahasim me tremujorin paraardhës indeksi i volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 1,6 %.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht, është ulur me 0,1 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Indeksi i volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 1,3 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur 5,0 %, kundrejt tremujorit të dytë 2019./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.