Inter mori një fitore shumë të rëndësishme për kampionatin në ndeshjen e djeshme ndaj Atalantës. Zikaltërit kaluan bergamaskët me rezultatin 1-0 dhe kështu mbajnë distancën plus gjashtë pikë nga Milani dhe plus dhjetë nga Juventus, kur kanë mbetur edhe 12 javë për t’u luajtur.
Një ngë pyetjet që iu drejtua trajnerit Antonio Konte pas ndeshjes ishte nëse tashmë ai kishte gjysmën e titullit në xhep. Përgjigja e teknikut ishte me humor, duke thënë se në xhep kishte vetëm 40 euro.
“A kam një pjesë të titullit në xhep? Jo, tani kam vetëm 40 euro. Para se të vijë pauza e kombëtareve kemi dy ndeshje kundër Torinos dhe Sasuolos. Do t’i lej një ditë pushim djemtë dhe më pas do të përgatitemi për ndeshjet e radhës. Ju rikujtoj që forca jonë është grupi dhe kush po luan më pak si Galjardini, D’Ambrozio, Vesino dhe Kolarov po tregohen vendimtar. Duhet t’i falenderoj sepse rezultatet vijnë edhe falë tyre”, u shpreh Konte.