Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kontrata e sigurimit të detyrueshëm në ndërtim, këto janë kushtet

13:26 / December 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas nismës së qeverisë që lidhet me sigurimin për një periudhë 10 vjeçare të çdo ndërtimi të ri nga ana e ndërtuesve Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar edhe dokumentin që përcakton elementët dhe kushtet që duhet të plotësohen. Kështu së pari ajo që sanksionohet është limiti i përgjegjësisë dhe dëmshpërblimit.

Sipas dokumentit limiti i përgjegjësisë/shuma e sigurimit të kontratës së sigurimit përcaktohet në policën e sigurimit dhe nuk mund të jetë më i ulët se çmimi i shitjes i përcaktuar në kontratën e kalimit të pronësisë së pasurisë së paluajtshme. “Shoqëria e sigurimit, dëmshpërblen në vlerë monetare të siguruarin/përfituesin për dëmet që ai ka pësuar si pasojë e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit. Dëmshpërblimi nuk kalon në asnjë rast limitin e përgjegjësisë të caktuar në policën e sigurimit në bazë të pjesës takuese të njësisë individuale dhe atë caktuar për palën e tretë” thuhet në dokument.

Po kështu i njëjti sanksionon se periudha e vlefshmërisë së kësaj kontrate përcaktohet në policën e sigurimit me efekt 10 vjeçar nga data e marrjes së certifikatës së përdorimit nga kontraktuesi. Pagesa e primit bëhet nga kontraktuesi ndërkohë që primi i sigurimit shënohet në policën e sigurimit.

Në seksionin dy të vendimit AMF sqaron se çfarë mbulohet për dëme të ndodhura në drejtpërdrejt në ndërtesë.

“Shoqëria e sigurimit detyrohet të dëmshpërblejë të siguruarin/përfituesin për dëmtime të ndodhura drejtpërdrejtë në ndërtesë, në rast të ndodhjes së: Shembjes tërësore ose pjesore të ndërtesës; apo Ndërtesa paraqet dukshëm rrezik për t’u shembur; Defekteve serioze/të rënda në ndërtim; të cilat ndodhin si pasojë e problemeve të lidhura me të metat e tokës mbi të cilën është kryer ndërtimi ose për shkak të një apo disa defekte të ndërtimit” thuhet në dokument.

Përjashtime për dëme të ndodhura drejtpërdrejtë në ndërtesë

Në nenin 6 nga ana tjetër renditen përjashtimet për dëmet e ndodhura.

“Kontrata e sigurimit nuk mbulon dëmet që: a. Kanë ndodhur si pasojë e kryerjes së ndërhyrjeve në ndërtesë pas marrjes së certifikatës së përdorimit; b. Janë të natyrës estetike, përfshirë edhe ndryshimet e ngjyrave; c. Kanë ndodhur si pasojë e kryerjes së ndërhyrjeve të mirëmbajtjes të ndërtesës, si dhe ato për shkak të mos kryerjes së mirëmbajtjes apo mirëmbajtjes të pamjaftueshme, pas datës së nënshkrimit të kësaj kontrate sigurimi;

ç. Janë shkaktuar nga zjarri, shpërthimi, përveç rasteve kur ato janë pasojë e ngjarjes të siguruar; d. Janë shkaktuar nga tërmeti, përmbytja dhe ngjarje të tjera të ngjashme natyrore;

Kanë ndodhur nga valët e presionit të shkaktuara nga aeroplanët ose pajisjet e tjera ajrore udhëtimi me shpejtësi sonike ose supersonike, apo rënia e avionit ose pajisjeve të tjera të avionit ose objekteve të rëna prej tyre;
Rrjedhin nga ndotja pavarësisht burimit të ndotjes;

ë. Janë pasojë e akteve të luftës, kryengritjeve, trazirave popullore, akteve terroriste;

Shkaktohen si rrjedhojë e punimeve që kryhen pranë objektit të marrë në sigurim” vlerëson AMF.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.