Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kontrolle në Portin e Durrësit/ Autobusa të mbushura me topa me lek, arrestohen shoferët

15:59 / February 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 3feac9144a76b41c26708b4f705c4717
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbi 125 mijë euro janë gjetur mesditën e sotme në dy autobusa të linjës Bari-Durrës në Portin e Durrësit. Mësohet se shuma totale e sekuestruar nga policia është 125 050 euro, të cilët ishin fshehur në dy autobusa. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e autobusëve, të cilëve u janë gjetur eurot e fshehura nën sediljet e autobusit. Autobusit të parë që drejtohej nga 53-vjeçari me iniciale D.M i janë gjetur të fshehura 67 460 euro si dhe me vete 9 500 euro. Ndërsa në autobusin e dytë janë gjetur të fshehura 48 090 euro.

Port Durrës/Kontrolle intensive, bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative, për goditjen e krimeve ndërkufitare. Falë kontrolleve dhe bashkëpunimit efikas mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve doganore, si dhe inteligjencës informative të siguruar nga Policia e Shtetit, goditet, në hyrje të portit të Durrësit, një tjetër rast rast i mosdeklarimit të një shume të madhe eurosh. Finalizohet operacioni policor i koduar “Linja”. Sekuestrohen 125 050 euro. Vihen në pranga 2 drejtuesit e autobusit të linjës Bari-Durrës. Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe me autoritetet doganore, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Durrës, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusi i linjës Durrës-Bari-Durrës, që drejtohej nga shtetasit D. M., 53 vjeç, banues në Vlorë dhe J. O., 31 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit në autobus, poshtë 2 sediljeve, u gjetën të ngjitura me natriban 67 460 euro. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. M. iu gjetën 9 500 euro, ndërsa shtetasit J. O. iu gjetën 48 090 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 125 050 euro. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit D. M. dhe J. O., për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në Shkodër, 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë këmbësorja që ecte në trotuar

17:21 / November 1, 2026

Tragjedi në Gjilan, 27-vjeçari gjendet i vdekur me foshnjen, arrestohet i ati

16:59 / November 1, 2026

Nga 2 nëntori shërbimi i hemodializës i kalon shtetit

16:38 / November 1, 2026

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

15:03 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.