Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kontrollet e policisë për grabitësit, zbulojnë “shtëpinë e barit” me argatë cërrikas në…

09:45 / June 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
epia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërkohë që Policia e Shkodrës po zhvillonte kontrolle në lidhje me autorët e grabitjes spektakolare të bankës, forcat e rendit kanë arritur të zbulojnë edhe një “shtëpi” bari me qindra rrënjë kanabis.

Operacioni “Syri i Sheganit” kishte për qëllim të zbardhte ngjarjen e 9 majit në Koplik, duke zbuluar edhe një banesë të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

“SHTËPIA E BARIT”

Kontrollet e shumta të forcave të rendit për arrestimin e autorëve të grabitjes së bankës, kanë zbuluar edhe sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Madje, në një banesë kultivoheshin qindra rrënjë me bimë kanabis, në të cilën ishin punësuar edhe punëtorë nga Elbasanit që kishin udhëtuar në Malësi të Madhe për t’u kujdesur për bimët. Kështu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ramiz Nikdukaj, 64 vjeç, banues në Koplik, u zbulua një ambient i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike nëpërmjet llambave.

Në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan rreth 22 kilogramë kanabis sativa, 455 bimë narkotike të kultivuara në ambientin me llamba, si dhe 245 bimë të tjera narkotike të kultivuara në oborrin përreth banesës së këtij shtetasi. Ai vidhte gjithashtu energjinë elektrike. Në pranga ranë edhe dy punëtorët e fermës së drogës nga Elbasani.

“U arrestuan në flagrancë edhe shtetasit A. L, 43 vjeç, banues në Cërrik, dhe B. K., 64 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kapën në flagrancë duke punuar në ambientin në të cilin kultivoheshin bimët narkotike, me anë të llambave”, tha policia. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Almir Nikdukaj (djali i Ramiz Nikdukaj), dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. N.(vajza e shtetasit Ramiz Nikdukaj). Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, 2 elektricistë të zonës, shtetasit P. I. dhe G. B.

KAPET EDHE 9 KG DROGË

Ndërkohë që zhvilloheshin kontrolle në zonën e Malësisë së Madhe në banesa të ndryshme të personave që kishin lidhje me autorët e grabitjes së bankës, policia gjeti 9 kg drogë në banesën e njërit prej tyre. Lënda narkotike u bulua në banesën e shtetasin, Albin Shabaj, “i cili ka lidhje shoqërore me autorët e dyshuar të grabitjes së bankës”.

Për rastin, u arrestuan në flagrancë vëllezërit Albin Shabaj dhe Altin Shabaj, si dhe babai i tyre, Ermir Shabaj.

REAGON ÇUÇI

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi tha se operacionet është dëshmia e radhës e punës profesionale hetimore dhe operacionale të Policisë së Shtetit. “Pa asnjë hezitim dhe pa asnjë kompromis përballë krimit, me bindjen e plotë se vetëm në këtë mënyrë kontribuojmë për një shoqëri më të sigurt e ku e ardhmja jonë e nuk vihet në rrezik”, shkruan Çuçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.