Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kontrollet në Kapshticë, vetëm në shkurt janë kapur 920 shtetas të huaj

10:20 / March 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kapshtice
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontrollet në pikën kufitare të Kapshticës gjatë muajit shkurt kanë kapur 920 shtetas të huaj që vinin nga vendet e treat, ndërkohë që 279 shtetasve shqiptare u është refuzuar dalja nga vendi pasi nuk justifikonin arsyet e udhëtimit.

Ky është bilanci për muajin që lamë pas vetëm nga pika kufitare e Kapshticës.

NJOFTIMI I PLOTE

Kapshticë

Policia Kufitare, masa të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, kalimit të paligjshëm të kufirit qoftë nëpërmjet pikave të kalimit me dokumenta false, nëpërmjet kufirit të gjelbër, si dhe në vijim të zbatimit të masave të shtuara për rritjen e kontrollit gjatë intervistitmit të shtetasve që duan të lëvizin në hapësirën SCHENGEN, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë muajit shkurt kanë evidentuar 19 raste të paligjshmërisë ku janë proceduar penalisht 19 shtetas dhe konkretisht:
-12 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

  • 5 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror”.
  • 1 rast për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.
    -1 rast për “Kundërshtim të punonjësit të policisë”.

Si rezultat i intervistimeve të thelluara, janë kapur 4 persona në kërkim të cilët kanë tentuar t’i shmangen kontrollit policor nëpërmjet dhënies së identitetit të rremë.

Në kuadër të aplikimit të masave shtesë janë kthyer mbrapa duke iu refuzuar dalja pasi nuk justifikonin arsyet e udhëtimit, 279 shtetas shqiptarë.

Janë proceduar me masë administrative 76 shtetas shqiptarë, për thyerje të dispozitave të ligjit “Për Kontrollin Kufitar” dhe 6 shtetas të huaj për thyerje të dispozitave të ligjit për të huajt.

Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së trafikimit të lëndëve narkotike nga shërbimet e Policisë Kufitare, janë kryer 2514 kontrolle të imtësishme në vijën e dytë dhe skaner për autobusa, kamiona dhe autovetura.

Nga ana e shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe FRONTEX, janë kapur 920 shtetas të vendeve të treta, me të cilët Policia Kufitare ka ndjekur procedurat.

Edhe gjatë muajit mars, do vijojë me intensitet puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare.

kapshtice
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.