Qyteti i Korçës është përfshirë nga reshjet e borës të cilat kanë nisur që prej orës 07:30 të mëngjesit dhe pritet të vijojnë deri pasdite. Ndërkaq, temperaturat kanë shkuar deri në -3 gradë celcius. Akset nacionalë Korçë-Kapshticë, Korçë-Pogradec-Qafëthanë, Korçē-Ersekē-Leskovik janë të kalueshëm normalisht. Të hapur dhe tē qarkullueshēm pa vështirësi janē edhe rrugët drejt Dardhēs dhe Voskopojēs, ku ēshtë ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe kripë nga subjektet kontraktore.
Postime te ngjashme
Add A Comment
